Shqiptarët në Siri dhe në Irak vrasin njëri-tjetrin!

Luftëtarët shqiptarë që luftojnë në Siri dhe në Irak rekrutohen nga dy rryma të ndryshme dhe për këtë arsye kanë luftuar njëri-tjetrin.

Lajme

23/10/2014 19:19

Një informacion të tillë e jep ABC News, duke iu referuar burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë.

Mësohet se ka pasur shqiptarë që i janë bashkuar grupit “Xhabhat Al Nusra” dhe shqiptarë që janë bashkëngjitur me organizatën tjetër terroriste ISIS.

Në këtë mënyrë, nuk kanë munguar sulmet e shqiptarëve nga të dyja kampet kundër njëri-tjetrit.

Mësohet se një pjesë e luftëtarëve shqiptarë ndodhen në Tikrit, ku i janë bashkuar ushtrisë së ISIS-it. Ata janë nën komandën e një emiri turk, i cili ka si krah të djathtë një shtetas nga Elbasani, i njohur me nofkën Zeyd Al-Albani. Ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve ndodhet në Siri dhe janë pjesë e grupit të “Xhabhat Al-Nusra”.

Deri pak kohë më parë shqiptarët drejtoheshin nga Lavdrim Muhaxheri, i cili ka qenë pjesë e njësisë së Al-Kaidës.

Tashmë, qe gati dy muaj nuk dihet fati i shqiptarëve dhe nëse ata komandohen apo jo akoma nga Muhaxheri, për fatin e të cilit nuk është mësuar më ndonjë informacion.

Lufta mes shqiptarëve mes njëri-tjetrit ka qenë deri në momentin që Aleanca e udhëhequr nga SHBA-të ka nisur su,met nga ajri kundër grupeve islamike të IS.

Pas këtij momenti, mësohet se shqiptarët janë bashkuar për tu mbrojtur nga bombardimet.