Shqiptarët në Serbi, pakica më e diskriminuar në Evropë

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe aq më shumë në Medvegjë, për sa i përket realizimit të objektivave të tyre dhe nivelit të të drejtave të njeriut, vazhdojnë të mbeten në pozitën më të palakmueshme.

Lajme

30/11/2014 14:14

Kjo ngase diskriminimi shtetëror serb po ia mohon të drejtat më elementare, të cilat janë të garantuara nga konventa të shumta për të drejtat e njeriut, nënshkruese e të cilave është edhe Serbia.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi mendon se shqiptarët e Luginës janë shumë larg realizimit të të drejtave të tyre.

Përfaqësuesi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Luginës, Enkel Rexhepi vlerëson se në një ose mënyrë tjetër diskriminimin po e ndihmojnë edhe politikanët shqiptarë të Luginës.

Ndërkaq, deklaratat e kryeministrit shqiptarë, Edi Rama, deputeti Halimi i sheh si shpresëdhënëse, ndërkohë që ai mendon se spektri politik i këtushëm duhet të jetë shumë aktiv.

Shqiptarët në Serbi megjithë pjesëmarrjen aktive në çdo nivel të institucioneve shtetërore, vazhdojnë të mbeten pakica më e diskriminuar në Ballkan e Evropë, transmeton rtklive.