Shqiptarët në histori të Zvicrës

Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka e Valon Behrami janë në mesin e dhjetë futbollistëve me nënshtetësi zvicerane që janë shitur më me çmimet më të shtrenjta në historinë e shtetit helvetik.

Sport

08/04/2015 12:04

Mediat zvicerane i kanë zbuluar dhjetë futbollistët me nënshtetësi zvicerane që janë shitur më me çmimet më të shtrenjta në historinë e futbollit zviceran, shkruan Zëri.

Në mesin e tyre janë katër lojtarë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka e Valon Behrami.

Transferimi i Gokhan Inler nga Udinese në  Napoli për 21 milionë franga është më i shtrenjti, por kalimi i Xherdan Shaqirit nga Bayerni në Inter për 15 milionë, është i dyti.

Shaqiri është lojtari më i shtrenjtë që ka dal nga Zvicra, kur për 14 milionë franga kishte kaluar nga Baseli në Bayern.

Vlen të përmendet transferimi i Xhemailit nga Parma në Napoli për 11 milionë euro dhe kalimi i Xhakës nga Baseli në Borussia Monchengladbach për 10 milionë. Ndërsa, transferimi i Behramit nga Fiorentina në Napoli kishte kushtuar gati 10 milionë.

Gokhan Inler (2011) Udinese-Napoli 21,1 milionë franga

Xherdan Shaqiri (2015) Bayern- Inter 15,7 milionë franga

Xherdan Shaqiri (2012) Basel-Bayern 14,2

Patrick Müller (2000) Grashooppers -Lyon 12,5

Stephan Lichtsteiner (2011) Lazio-Juventus 12,3

David Sesa (2000) Lecce -Napoli 11,3

Blerim Xhemaili (2011) Parma-Napoli 11,1

Ricardo Rodriguez (2012) Zürich-Wolfsburg 10,3

Granit Xhaka (2012) Basel-M.Gladbach 10,2

Valon Behrami (2012) Fiorentina-Napoli 9,6