Shqiptaret ndër të parat në “Miss Zvicra Lindore 2016”

Leunora Hasanaj përveç çmimit “Miss trupi më i mirë”, arriti të shpërblehet edhe me vendin e tretë të misit

ShowBiz

23/05/2016 18:47

Dy  kandidatet shqiptare, Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj janë shpërblyer me çmime të rëndësishme në spektaklin e bukurisë “Miss Zvicra Lindore” i cili u mbajt të shtunën në Sant Gallen të Zvicrës.

Bukuroshja Ergina Ramadani u stolis me vendin e dytë, ndërsa Leunora Hasanaj përveç çmimit “Miss trupi më i mirë”, arriti të shpërblehet edhe me vendin e tretë të misit.  Më një diferencë të ngushtë, me vetëm tri pikë më shumë ndaj Erginës, kurorën e më të bukurës për këtë vit e fitoi Lara Storchenegger, njofton albinfo.ch.

Missit të ri të Zvicrës Lindore si shpërblim nga sponzori kryesor Auto Zentrum West, i është dhënë një veturë Ford Fiesta të cilën do ta përdorë për një vit deri në zgjedhjen e misit të ri.

Në anën tjetër, dy binjaket Egzona dhe Egzontina Jaha nuk arritën të shpërblehen me asnjë çmim në garën tjetër të bukurisë “Miss Bern” që u mbajt po ashtu të shtunën në Bernë.