Shqiptarët mbushin rrugët e New Yorkut me flamuj

Atmosfera festive e 102-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nuk ka përfshirë vetëm trojet shqiptare, por edhe rrugët e New Yorkut.

Bota

27/11/2014 20:35

Portali amerikan  “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” në New York është mbushur me flamuj shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, por pa lejen e baskisë, transmeton gazeta Shekulli.

Në krah të tyre ndodhen të varur edhe flamujt amerikanë. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë pasi nuk e njohin flamurin shqiptar.

Thuhet se flamujt u kanë rënë në sy zyrtarëve të zonës, të cilët kanë deklaruar se për të bërë një gjë të tillë duhet leje e veçantë.

Sipas banorëve të zonës, flamujt janë vënë natën për t’u shpëtuar syve të autoriteteve.

Por zyrtarë të bashkisë kanë thënë se vendosja e flamujve ka marrë miratimin e minibashkisë pas një kërkesë të komunitetit shqiptaro-amerikan të kësaj zone.