Shqiptarët kthehen në heronjë për Milanin e të rinjve, i dhurojnë finalen e Kupës – Lajmi.net
Shqiptarët kthehen në heronjë për Milanin e të rinjve, i dhurojnë finalen e Kupës
Autori: Lajmi.net Serie ASport 15:38, 8 February 2018
Mesfushori Emir Muarti, i datëlindjes 2000, shënoi golin e parë të takimit më minutën e 13-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që përfundoi në trekëndësh.

Emir Murati dhe Ismet Sinani i dhurojnë një kualifikim skuadrës së të rinjve të Milanit në finale të Kupës së Italisë, çka mungonte që nga sezoni 2009-2010, kur ngritën trofenë pasi mposhtën Palermon.

Dy futbollistët shqiptarë, pjesë e akademisë së “Djallit”, ishin protagonistë në fitoren 2-3 në fushën e Atalantës, ndërkohë që edhe sfidën e parë Milani kishte fituar me rezultatin e pastër 2-0. Mesfushori Emir Muarti, i datëlindjes 2000, shënoi golin e parë të takimit më minutën e 13-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që përfundoi në trekëndësh, ndërsa Ismet Sinani rrëmbeu skenën për golin e 2-1, me një goditje të shpejtë me kokë pas një këndoreje, transmeton “Albeu.com”.

Takimi përfundoi me fitoren 2-3 të kuqezinjve të trajnerit Lupi, ku pa dyshim merita kryesore shkon për dy talentët shqiptarë, që zhvilluan një ndeshje fantastike duke realizuar nga një gol që në pjesën e parë.

Prania e tyre në një ekip të madh, si Milani, madje edhe si protagonistë, është një ogur i mirë edhe për të ardhmen e Kombëtares Kuqezi, pasi janë të shumtë talentet me origjinë shqiptarë që luajnë dhe po spikatin në kampionate të ndryshme në Europë

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO