‘Shqiptarët janë terrorista, të dënohen nga UEFA’

Kryetari i një partie në Serbi, Dragan Markovic ka thënë se Shqiptarët janë terrorista dhe duhet të dënohen nga shtëpia e futbollit europian, UEFA.

Sport

18/10/2014 18:27

Dragan Markovic Palma i ka bërë thirrje UEFA-së që ta dënojnë Shqipërinë për atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë, duke shtuar se shqiptarët janë terrorista.

“Ata nuk janë kombëtare, ata janë terrorista. Ata duhet të dënohen”, ka thënë Markovic, në një artikull të botuar në të përditshmen serbe, Kurir.rs.

Markovic gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve serbë të tregojnë paraqitje të mirë në derbin ndërmjet Partizanit dhe Zvezdës, duke i treguar kështu se kush janë në të vërtetë ata.