Shqiptarët humbin Ulqinin

PDS e Gjukanoviqit ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve komunal apo 9 këshilltarë, ndërsa partia shqiptare FORCA ka fituar 8 mandate dhe se me këtë ajo humb të drejtën e formimit të qeverisjes komunale.

Lajme

27/01/2014 06:53

Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.

Kjo parti ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve, dhe se me këtë tashmë shqiptarët kanë humbur drejtimin e kësaj komune.

PDS e Gjukanoviqit ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve komunal apo 9 këshilltarë, ndërsa partia shqiptare FORCA ka fituar 8 mandate dhe se me këtë ajo humb të drejtën e formimit të qeverisjes komunale. Kjo parti në mandatin e kaluar ka fituar 11 këshilltarë komunal, raporton INA.

Koalicioni “Së Bashku për të ardhmen e Ulqinit ka fituar 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 3 mandate, SDP dhe Partia Pozitive nga 2 mandate, SNP dhe Fronti Demokratik nga 1 mandat.

Nga Partia e Gjukanoviq mbrëmë kanë festuar fitoren, duke theksuar se për 30 për qind kanë rritur votat në Ulqin.

Jehona e votuesve ka qenë 63, 9 për qind.

Vota e përçarë e shqiptarëve ka bërë që të humbet kjo komunë e rëndësishme, kanë theksuar analistë malazez.