Shqiptarët, humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve në Maqedoni / humbin 8 ulëse

Bashkimi Demokartik për Integrim por kryeson në vendvotimet në gjithë territorin e Maqedonisë.

Lajme

11/12/2016 23:25

Ndërsa nga rezultatet e para jozyrtare mësohet se BDI-ja fiton 9 deputetë, BESA fiton 5 deputetë, PDSH-ja 2 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë, raporton lajmi.net.

Pra, pritet që shqiptarët ti kenë ndërmjet 19 dhe 21 në vende në Kuvendin e ri të Maqedonisë, gjë që përbën humbje të 8 deri në 6 mandate.

Rreziku që është paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore ka qenë shpërndarja e votës së shqiptarëve. Kjo duket se është arritur.

Shqiptarët në Kuvendin e kaluar i kishin 27 deputetë. /Lajmi.net/