Shqiptarët e Ulqinit, pritje madhështore për Hashim Thaçin (Foto)

Për dallim nga Podgorica, ku u prit me protesta, në Ulqin, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është mirëpritur nga qindra shqiptarë që kishin dalë për ta takuar. 

Lajme

16/01/2015 18:27

Pas takimeve me autoritetet e larta të qeverisë malazeze, shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, ka udhëtuar me helikopter për në qytetin shqiptar Ulqin, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Fatmir Gjeka, transmeton lajmi.net.

Atje Thaçi, është pritur edhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët kishin dalë për ta takuar dhe uruar mirëseardhje bashkëkombësit të tyre, numrit dy të qeverisë së Kosovës.

Thaçi me këtë rast ka vendosur lule në pllakën përkujtimore kushtuar refugjatëve të Kosovës para ndërtesës së Komunës së Ulqinit. (lajmi.net)