Shqiptarët e Medvegjës dërgojnë ushqim e pije në kufi

Lajmi.net mëson se qytetarë nga Medvegja, në solidarizim me ata që po presin tash e disa orë në kufi për t'u futur në Serbi nga Kosova, po dërgojnë ushqim e pije atje.

Lajme

13/09/2015 13:00

Serbia nga orë të hershme po krijon pengesa për hyrjen e shqiptarëve nga Kosova që të votojnë në Medvegjë, por kjo nuk po i ndalon ata.

Në fakt, janë bashkëqytetarët e tyre nga qyteti i Medvegjës, që janë solidarizuar me ta dhe u kanë sjellë ushqim dhe pije në kufi, mëson lajmi.net.

Ndryshe, mësohet se Serbia ka filluar të lejojë disa nga automjetet që të futen, kurse autobusët janë bllokuar tërësisht dhe nuk po mund ta kalojnë kufirin nga mëngjesi. (lajmi.net)