Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia të përfshihen në dialogun e Brukselit.

Lajme

14/07/2018 13:31

Politikanët atje kanë aprovuar një Deklaratë Politike, me të cilën u kërkojnë dy shteteve që të përfshihen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian

Sipas tyre, përfshirja e faktorit politikë shqiptar të Luginës në bisedime, është mënyra më e mirë për ta rregulluar statusin e tyre në Serbi.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, duan reciprocitet që të kenë të drejtat e njëjta në Serbi, siç i kanë serbët në Kosovë