Shqiptarët e Luginës duan integrim në institucionet serbe, shteti s’i do

Kryetari i Partisë Demokratike në Preshevë, Nagip Arifi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar për agjencinë Fonet se shqiptarët janë të gatshëm për integrim në institucione të shtetit.

Lajme

24/12/2014 22:09

Por Arifi ka vlerësuar se ky proces po shkon “shumë ngadalë dhe që fare nuk ka përparim në këtë drejtim”, transmeton koha.net.

“Vitin e kaluar liderët politikë të shqiptarëve e kanë aprovuar vendimin e përbashkët të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Serbisë. Kemi pasur takime edhe me kryeministrin e atëhershëm, Ivica Daçiq, dhe me kryeministrin e tanishëm, Aleksandar Vuçiq, dhe kjo bisedë është ndërprerë në shtator”, rikujton Arifi.

“Shqiptarët janë të gatshëm për integrim”, ka theksuar Aifi, i cili konsideron se Qeveria serbe  “fatkeqësisht nuk është e gatshme të trajtojë edhe shqiptarët si shtetas të Serbisë”.