Shqiptarët e festojnë me tupan fitoren e Haxhi Krasniqit

Një natë e madhe boksi për shqiptarët.

Sport

03/06/2018 00:34

Haxhi Krasniqi ka arritur të fitojë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme, pas një luftë të vështirë ndaj rusit Kashtanov.

Boksieri nga Kosova me qasje fantastike e agresivë në momente vendimtare, nuk e vuri në diskutim për asnjë moment fitoren.

Derisa Krasniqi nuk po mund të përmbahej nga lotët pas fitores, shqiptarët që të shumtë ishin në të tribuna, filluan festën e tyre duke kërcyer me tupan./Lajmi.net/