Shqiptarët bëjnë ‘shkuma party’ edhe në lumë (Foto) – Lajmi.net
Shqiptarët bëjnë ‘shkuma party’ edhe në lumë (Foto)
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 0:19, 10 August 2017
Nëse do t’u bjerë rruga për në Përmet dhe do të vizitoni banjat termale të Bënjës, apo kanionin e Langaricës, grykën e Këlcyrës, apo dhe plazhet buzë Vjosës në këtë qytet, do të shikoni se të rinjtë argëtohen jo pak edhe aty në këto ditë në nxehta…

I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare.

Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti mbetet një prej zonave që ka një numjër të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas thuajse gjatë gjithë vitit.

Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, shkruan Mapo.al.

Në kanionin e Langaricës natyra përreth është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë.

Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë.

Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë nga zonat e Përmetit edhe këtë foto-galeri brilante, për të treguar nga afër bukuritë që mbajnë ato zona.

Guidat që përgatisin udhëtimet aty thonë se me vete duhen: rroba sportive, ushqime të thata, çokollata, shishe ujë 1.5L, rroba plazhi, size, krem dielli dhe… buzëqeshjen tuaj. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: lumë, Shkuma party

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble