Shqiponjat tregojnë se çfarë do të thotë të jesh prind (Video)

Një kamerë e vendosur pranë folesë së shqiponjave ka kapur një moment emocionues për botën e tyre.

Fun

30/03/2015 20:19

Kur dy shqiponja lidhen me njëri-tjetrin ata qëndrojnë bashkë për tërë jetën e tyre. Çdo vit, çiftet krijojnë fole të mëdha dhe bëjnë disa vezë.

Në videon e shfaqur në internet shihet së pari nëna shqiponjë duke qëndruar mbi vezë, përderisa më vonë shfaqet babai i cili fluturon në fole në mënyrë që t’i mbrojë vezët dhe ‘gruan’ e tij përderisa të vegjlit dalin nga ato, transmeton Lajmi.net.

Ai qëndron si një roje për të parë momentin kur të vegjlit dalin nga vezët, dhe nëse është nevoja për t’i mbrojtur nga ndonjë sulmues.

Përderisa nëna shqiponjë qëndron afër vezëve, ne shohim të vegjlit e bukur teksa dalin nga ato.

Por, nuk përfundon me kaq. Një tjetër shqiponjë e vogël del nga veza, duke e kompletuar kështu familjen e tyre të lumtur.

Më poshtë mund ta shikoni videon: