Shqiponjat nga Xhaka e Shaqiri, ja çfarë thotë Petkovic

Vladimir Petkovic ka një kërkesë pas ndeshjes Zvicër - Serbi.

Sport

23/06/2018 09:50

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka komentuar akuzat nga Serbia pas mënyrës së festimit të golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në fitoren 2:1 në Kampionatin botëror 2018.

Petkovic i ka ftuar serbët të mos e përziejnë politikën në sport, përkundër festës me shqiponjë nga dyshja e futbollistëve kosovarë.

“Duhet ta lëmë politikën anash, të mos e përziejmë në sport”, deklaroi Petkovic, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të shfaqim respekt për njëri tjetrin”, theksoi ai. /Lajmi.net/