Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil

Disa nga komentuesit kanë reaguar menjëherë për të treguar se bëhet fjalë për simbolin shqiptar. Madje ka pasur të tillë që kanë shkruar se “Pato dëshiron të bëhet shqiptar”. E vërteta është se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol i firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”. Nëse hapni faqen e…

ShowBiz

09/12/2013 16:00

Disa nga komentuesit kanë reaguar menjëherë për të treguar se bëhet fjalë për simbolin shqiptar. Madje ka pasur të tillë që kanë shkruar se “Pato dëshiron të bëhet shqiptar”. E vërteta është se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol i firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”.

Nëse hapni faqen e internetit të kësaj kompanie, do ta shihni shqiponjën që është emblema bazë e tyre. Po ashtu, në të gjitha veshjet e kësaj firme dallohet simboli i shqiponjës, identike me atë të flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmë, janë veshje të përditshme dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.

Në lidhje me shfrytëzimin e simbolit shqiptar dhe kritikave të bëra nga shqiptarët, kompani ka sqaruar: “Edhe pse kjo logo është shumë e ngjashme me flamurin shqiptar, shqiponja dykrenore gjendet në shumë flamuj të tjerë, si flamuri i Malit të Zi, flamuri shtetëror i Serbisë, flamuri i Kishës Ortodokse Greke ose flamuri i shtetit autonom monastik Mount Athos.

Origjina e kësaj shqiponje vjen nga Perandoria Bizantine dhe është e lidhur me religjionin, familjen perandorake, simbolet etj… Besojmë që kjo informatë do t’ju shërbejë të gjithëve, prandaj mos bëni shumë zhurmë rreth kësaj”, thuhet në sqarimin e stafit, transmeton shqiperia.com.

Padyshim që një sqarim i tillë është për ta shmangur të vërtetën, pasi që shqiponja e tillë dykrenore është vetëm simbol i shqiptarëve, ndërsa shqiponjat që shfrytëzojnë shtetet tjera janë ndryshe. Kompania “Cavalera” është themeluar në vitet e nëntëdhjeta nga ish-bateristi i metal bendit “Sepultura”, Igor Graziano Cavalera.