Shqipet mblidhen në Romë për Skënderbeun

Të famshmit shqiptarë vazhdojnë që çdo ditë të numërojnë suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

13/11/2018 11:44

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, Ramë Lahaj ka bërë të ditur se bashkë me emrat më të njohur shqiptarë që njihen në botë do të jenë së shpejti në Romë.

Ai ka konfirmuar se bashkë me Inva Mulën, Dua Lipën, Erzën, Genc Tukicin, Eno Pecin, Lorik Canën, Olen Cezarin, Elhaida Danin dhe Ermal Metën; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor.

Lahaj nuk ka preferuar të jap më shumë detaje, vetëm se njoftoi që këta artistë bëhen bashkë në moton “Tok së bashku për Skënderbeun”.

Ata do të mblidhen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LAHAJT, PA NDËRHYRJE:

“Tok së bashku për Skënderbeun ?
Together for Skenderbeg ❤
19.11.2018!
Teatro Argentina. Rome, Italy
20:30h”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqHbiWBn1hR/