Shqipet arrijnë në Beograd (FOTO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur në Beograd, për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Euro 2016, ndërmjet skuadrës së Serbisë.

Sport

13/10/2014 14:57

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka ateruar në aeroportin e Beograd, pas fluturimit që bëri nga aeroporti i Rinasit.

Kuqezinjtë shihen të veshur me rroba sportive të sponzoruara nga Digitalbi, ndëras përreth tyre ishin forca të policisë, për të ndaluar ndonjë incident të mundshëm.

Përpos policëve, në aeroport kishte një numër të madh të gazetarëve dhe fotografëve, të cilët kanë dalë për të kryer punën e tyre.

Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, që për neve është ndeshja e tretë e kualifikimeve për Euro 2016.