Shqipëria, zero

Tri humbjet e njëpasnjëshme në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 konfirmuan se Shqipëria është në krizë. Por, shumëkush kishte pritur që skuadra kuqezi të mbyllë ciklin kualifikues me një fitore ndaj Qipros. As kjo nuk ndodhi. Shqipëria luajti pa gola 0-0 në udhëtim ndaj Qipros. Në një stadium të boshatisur,…

Sport

15/10/2013 18:53

Tri humbjet e njëpasnjëshme në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 konfirmuan se Shqipëria është në krizë.

Por, shumëkush kishte pritur që skuadra kuqezi të mbyllë ciklin kualifikues me një fitore ndaj Qipros. As kjo nuk ndodhi. Shqipëria luajti pa gola 0-0 në udhëtim ndaj Qipros.

Në një stadium të boshatisur, ekipi i selektorit Gianni de Biasi pati më tepër nga iniciativa e lojës por nuk arriti t’i konkretizojë ato pak raste të volitshme që iu ofruan.

Hamdi Salihi e pati një në fillim të sfidës, dhe gaboi, kurse në vazhdim skuadra nuk është se bëri shumëçka për të arritur fitoren, e madje gjatë pjesës së dytë u rrezikua disa herë nga vendasit që morën zemër nga loja e dobët e Shqipërisë.

Me barazim, u mbyll kjo fushatë kualifikuese e nisur mirë, me shpresë për kualifikim, por e përfunduar keq, shumë keq në mes zhgënjimit dhe pa fitore në katër duelet e fundit.