Shqipëria vazhdon përgatitjet në Verbier, rikthehet Lenjani, mungon një tjetër

Nën urdhrat e Panuccit ka qenë edhe mbrojtësi Ermir Lenjani.

Sport

01/06/2018 09:03

Kombëtarja Shqiptare ka vijuar përgatitjet sot në Verbier të Francës, ku po qëndron e grumbulluar në prag të miqësores së 3 Qershorit kundër Ukrainës.

Nën urdhrat e Panuccit ka qenë edhe mbrojtësi Ermir Lenjani, që ndaj ukrainasve të Shevchenkos pritet të luajë titullar në krahun e majtë, ku ndaj Kosovës trajneri eksperimentoi me Bujar Likën.

Në seancën e sotme nuk ka marrë pjesë Kristal Abazaj, që ka ndjerë shqetësime, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm më datë 3 Qershor apo jo, transmeton “SS”.

Pas humbjes me Kosovën në Zyrih, Shqipëria do të përballet në Evian me Ukrainën, të dielën më 3 Qershor, në orën 16:00.