Shqipëria transferon Ronaldon? (FOTO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është fotografuar me ish sulmuesin e Brazilit, Ronaldo.

Sport

07/07/2015 11:42

Ronaldo në Kombëtaren e Shqipërisë? Sigurisht se jo, por kjo është një ide e “lansuar” nga “Sportal.al”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është fotografuar me ish sulmuesin e Brazilit.

“Edhe pse dukshëm mbi peshë, Ronaldo mund të bëhej një blerje e mirë për kombëtaren, apo për ndonjë klub shqiptar, duke parë varfërinë për sulmues në Kategorinë Superiore”, shkruan “Sportal.al”.