Shqipëria me shumë mungesa, në miqësoren e sotme

Shqipëria përballet me Katarin, në një ndeshje përgatitore para Kampionatit Evropian.

Sport

29/05/2016 11:22

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Katarin, sot nga ora 17:30 në Hartberg të Austrisë.

Formacioni i kuqezinjve pritet të ketë shumë mungesa për arsye të ndryshme, transmeton Sportal.al.

Kështu, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Burim Kukeli e Frederik Veseli janë ende me klubet përkatës.

Gjithashtu, Ansi Agolli sapo është bashkuar me skuadrën dhe vjen nga një muaj shumë i lodhshëm me Karabakun, ku pak ditë më parë fitoi edhe kupën, pas 120 minutash.

Edhe Amir Abrashi e Taulant Xhaka do të mungojnë në mesfushë, për dëmtime, ndërsa Lorik Cana pritet ta bëjë pushim.