Shqipëria shënon fitore të madhe në Turqi

Shqipëria ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen miqësore ndaj Turqisë në udhëtim me rezultat 2:3.

Sport

13/11/2017 20:21

Shqipëria e nisi mirë takimin, me Roshin që depërtonte pa ndërprerë në krahun e djathtë të tij.

Ishin pikërisht dy asistime të Odise Roshit, që u shndërruan në gola nga Armando Sadiku.

Sadiku fillimisht shënoi në minutën e 24’ për 0-1, për të shënuar edhe golin e dytë në minutën e 39’.

Gjërat u bën keq për Shqipërinë në minutën e 41’, kur Ledian Memushaj u ndëshkua me karton të kuq.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit ngushtuan epërsinë me anë të Under, në 1:2.

Eros Grezda me një gol të bukur, rikthej epërsinë prej dy golave të Shqipërisë, në minutën e 55’.

Por, pesë minuta më vonë, Turqia shënoi sërish, tani përmes Akbaba, për 2:3.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, me Shqipërinë që regjistroi një fitore të madhe./Lajmi.net/