Shqipëria përgatitet në Spanjë për Portugalinë

Kombëtarja shqiptare do të përgatitet në Spanjë, në prag të ndeshjes eliminatore për Euro 2016, që do ta zhvillojë muajin e ardhshëm ndaj Portugalisë.

Sport

19/08/2014 21:40

Shqipëria do ta përgatisë nga Spanja ndeshjen e parë eliminatore për kualifikueset e “Euro 2016″-s kundër Portugalisë, që do të luhet më 7 shtator në stadiumin “Municipal de Aveiro”.

Kombëtarja përgatitet në Spanjë për ndeshjen me Portugalinë Kombëtarja kuqezi do të grumbullohet më 1 shtator në qytetin e La Korunjës, aty ku do të stërvitet për gjashtë ditë, shkruan “Asport”.

Trajneri Gianni de Biasi ka bërë këtë zgjedhje për shumë arsye. Një nga motivet më kryesore është afërsia gjeografike që ka qyteti i La Korunjës me vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

Burime në FSHF treguan dje për “Panorama Sport”, se e veçanta e këtij grumbullimi është që vetëm një ditë para ndeshjes skuadra do të udhëtojë me autobus drejt Portugalisë.

Nga La Korunja deri në qytetin e Aveiros rruga zgjat tri orë e gjysmë dhe De Biazi ka qenë dakord që të mos përdorej avioni, përderisa vendi ku do të stërviten kuqezinjtë është shumë afër me qytetin ku do të zhvillohet ndeshja.

Pas udhëtimit me autobus, ekipi do të grumbullohet në një nga hotelet e Avieros dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadium.

Në vitin 2009, kur kuqezinjtë luajtën në Braga ndaj Portugalisë dhe morën një rezultat historik (0-0), udhëtimi është bërë me çarter nga Budapesti për në Porto.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Spanjë mësohet se Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore me një nga skuadrat vendëse, por emri s’bëhet i ditur.