Shqipëria, nga 100 mijë euro ndihma për vërshimet në Serbi e Bosnjë

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar të mërkurën dhënien e ndihmës financiare prej 200 mijë eurosh për qeveritë e Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj të këtij viti.

Lajme

01/10/2014 23:19

Vendimi parashikon që secilës nga këto qeveri t’i akordohen nga 100 mijë euro.

Në vendim përcaktohet se Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor  t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, shpenzime korrente për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj 2014, në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës i vitit 2014.