Shqipëria në finale ndaj Italisë, ky është rezultati

Shqipëria U19 nuk ka mundur që të fitojë finalen e “Lazio Cup”, pasi është mundur në finale nga Italia B U19.

Sport

28/05/2017 15:57

Koha e rregullt e takimit është mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që kuqezinjtë prej minutës së 26-të kanë luajtur me një lojtar më pak, teksa Mikael Bytyçi është ndëshkuar me karton të kuq.

Nga pika e bardhë e 11-metërshave janë treguar më të saktë italianët, që kanë fituar me rezultatin 4-3.

Portieri i kombëares sonë Anxhelo Tafa është shpallur portieri më i mirë i turneut.