Shqipëria ndër vendet e para që do të nënshkruaj protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot u takua me Gramoz Ruçin kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Lajme

10/12/2018 21:55

Ruçi theksoi se ndjehet i impresionuar me politikën stabile që ka krijuar Maqedonia dhe integrimin drejt NATO-s dhe BE-së.

Ai falënderoi Zaevin i cili me qetësin e tij ndaloi destabilizimin e vendit pas ngjarjes së 27 prillit.

Më tej vlerësoi miqësinë e shkëlqyer në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe marrëveshjet të cilat i arriti me Bullgrin dhe Greqin, ndërsa tha se Shqipëria do të jetë ndër vendet e para e cila do të nënshkruaj protokollarin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Zaev falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë që të hapet mundësi për bashkëpunim më të madh në aspektin ekonomik.

“Falënderoj shtetin e Shqipërisë, për mbështetjen e integrimit të Maqedonisë në NATO. Besoj se nga mesi i muajit janar do të ratifikohet marrëveshja e Prespës në parlamentin e Maqedonisë, me pas vijon ratifikimi i marrëveshjes së Greqisë dhe i protokollit të NATO-s. Qeveria e Maqedonisë dhe e Shqipërisë kanë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe miqësi të mirë ndërmjet vete. I bëj thirrje të dyja vendet për bashkëpunim të mëtutjeshëm sidomos në sferën e ekonomisë që ti mundësojmë qytetarëve të dy shteteve jetë më të mirë”, tha Zaev.