“Shqipëria Natyrale” edhe në Medvegjë

Analisti politik, Koço Danaj ka njoftuar se është krijuar dega e “Shqipërisë Natyrale” edhe në qytetin e Medvegjës. Ai thotë se shqiptarët atje vuajnë nga gjenocidi dhe shovinizmi serb.

Lajme

18/04/2014 00:56

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Danaj, i cili është i njohur si hartues i tezës mbi nevojën e një Shqipërie Natyrale, ka thënë se shqiptarët e Medvegjës  edhe në ditët e sotme“vuajnë nga gjenocidi dhe shovinizmi serb”.

“Ata vuajnë më shumë akoma edhe sot, gjenocidin dhe shovinizmin serb. Prandaj, vendosën dhe krijuan degën e Shqipërisë natyrale të shqiptareve të Medvegjës. I përgëzoj për këtë nismë dhe ju uroj të mbajnë gjallë frymën e shqiptarizmit përballë shovinizmit \”demokratik\” serb”, ka shkruar Danaj.