Shqipëria merr lojtarët e Kosovës, Bunjaku godet De Biasin

“Kam informata që në ndeshjen e vitit 2015, kur ishim bashkë në një hotel në Prishtinë, trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Xhani de Biazi, është futur nëpër dhoma të lojtarëve të Kosovës për t’i bindur të luajnë për Shqipërinë”.

Sport

07/04/2018 11:17

Padyshim që ashpërsia mes Kosovës dhe Shqipërisë kur bëhet fjal për futbollistët me origjin nga Kosova, po kalon pakësa limitet.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka goditur Gianni De Biasin.

Ai ka thënë që De Biasi bënte gjithçka për t’i bindur lojtarët e Kosovës të luajnë për Shqipërinë.

“Kam informata që në ndeshjen e vitit 2015, kur ishim bashkë në një hotel në Prishtinë, trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Xhani de Biazi, është futur nëpër dhoma të lojtarëve të Kosovës për t’i bindur të luajnë për Shqipërinë”, ka thënë Bunjaku për ‘Panorama’.