Shqipëria merr 20 mln dollarë për strehimin e 2 mijë muxhahedinëve

Shqipëria do të mirëpresë dhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë, të cilët pritet të ikin nga Kampi i Lirisë ku janë strehuar opozitarët iranianë.

Lajme

16/02/2016 11:29

Sipas Zërit të Amerikës, për të realizuar këtë projekt të zhvendosjes së opozitarëve muxhahedinë do të shpenzohen 20 milionë dollarë amerikanë.

“Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”.

“Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.

“Zëri i Amerikës” raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milionë dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.

“Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka qenë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA, duke cituar një zyrtar të lartë të DASH. /lajmi.net