Shqipëria me rekord të zi në Eurovision

Këngëtarja që favorizohej në Eurovision, Elhaida Dani, ka thyer një rekord të zi në finalen e garës evropiane.

ShowBiz

24/05/2015 14:41

Ajo me këngën e saj “I’m Alive” ka siguruar vetëm 34 vota nga 40 shtetet që kanë pasur të drejtë të votojnë.

Shqipëria nuk ka marrë vota nga Zvicra, Gjermania e Britania e Madhe, ku ka numër të madh të shqiptarëve.

Maqedonia është shteti i vetëm që ia ka dhënë 12 pikë ndërsa dhjetë pikë i siguroi nga Mali i Zi.

Suksesin më të madh në Eurovision e mban Rona Nishliu me këngën “Suus” kur u pozicionua në pozitën e pestë. gazetaexpress.com