Shqipëria me plot mungesa ndaj Spanjës dhe Italisë, kthehet ‘shpëtimtari’ Xhaka

Christian Panucci ka paralajmëruar se në ekip mund të rikthehet mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka.

Sport

19/09/2017 14:43

Shqipëria nuk do të jetë e kompletuar para ndeshjeve të radhës në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018 ndaj Spanjës dhe Italisë. Së fundmi është lënduar Amir Abrashi, që pritet të mungojë të paktën katër javë.

Përpos tij probleme së fundmi me lëndime kanë pasur edhe Arlind Ajeti e Berat Gjimshiti.

Bekim Balaj mungoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ansi Agolli u lëndua në përballjen me Maqedoninë.

Megjithatë, trajneri, Christian Panucci, përpos këtyre mungesave do të përballet edhe me mungesat e Mërgim Mavrajt, Burim Kukelit dhe Odise Roshit që mungojnë për shkak të suspendimeve.

Mirëpo, Panucci ka paralajmëruar se në ekip mund të rikthehet mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka. /Lajmi.net/