Shqipëria me më së paku rezerva ari në botë, Kosova nuk është në listë

Shqipëria zë vendin e fundit në rajon dhe në botë për nga rezervat e arit në rajon, ndërsa e para renditet Greqia.

Lajme

26/08/2014 17:18

Në një raport të Aleancës Botërore për Ari, të publikuar gjatë këtij muaji, ka renditur të gjitha shtetet e botës, sipas rezervave të arit.

Vendin e parë në botë për rezerva të arit e zënë SHBA-të me 8.133,5 tonelata, e pasuar nga Gjermania me 3.384,2,  i treti renditet Fondi Monetar Ndërkombëtar me 2.814, më pas është Italia me 2.452,8, Franca me 2.435,4 dhe Rusia me 1.094,7 tonelata.

Ndërsa në rajon, vendin e parë e zë Greqia me 112,2 tonelata ari, pason Bullgaria me 40 tonelata, ndërsa Serbia është e treta me 16, 1 ton, transmeton lajmi.net.

Maqedonia është në vendin e katër me 6,8 tonelata rezerva ari, Sllovenia e pesta me 3,2 ton para Bosnje dhe Hercegovinës e cila ka 3 tonë, ndërsa në vendin e fundit renditet Shqipëria me 1,6 tonë rezerva ari.

Ndërsa, në në këtë listë nuk janë futur fare Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi.

Të fundit në këtë listë renditen Haiti në vendin e 99 me 1,8 tonë, ndërsa Shqipëria përmbyllë këtë listë me 1,6 në vendin 100.