Shqipëria me mbrojtjen e dytë më të mirë në Europë
Mbrojtja e Kombëtares së Shqipërisë është e dyta më e mira në kualifikimet për “EURO 2016”.
Sport
“Kuqezinjtë”, kanë pranuar vetëm dy gola në pesë ndeshje, dhe janë më të dobët vetëm se Rumania që ka pranuar një gol në fazën kualifikuese.
Golat e pësuar Shqipëria i mori në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Armenisë si vendase, ndërsa porta e Etrit Berishës u mbajt e paprekur në dy udhëtimet më të vështira të grupit në Portugali dhe Danimarkë.