Shqipëria kundër Serbisë dhe Ronaldos

Shqipëria do të ketë punë të vështirë në garë për kualifikim në Euro 2016. Skuadra kuqezi është tërhequr në Grupin I, së bashku me Portugalinë, Serbinë, Armeninë dhe Danimarkën. Skuadra e selektorit Gianni de Biasi ishte mjaft e pafat në short pasi u tërhoq në një grup jashtëzakonisht të vështirë. Si ‘mysafire’ në grup do…

Sport

23/02/2014 12:05

Shqipëria do të ketë punë të vështirë në garë për kualifikim në Euro 2016.

Skuadra kuqezi është tërhequr në Grupin I, së bashku me Portugalinë, Serbinë, Armeninë dhe Danimarkën.

Skuadra e selektorit Gianni de Biasi ishte mjaft e pafat në short pasi u tërhoq në një grup jashtëzakonisht të vështirë. Si ‘mysafire’ në grup do të luajë edhe Franca por pa u llogaritur pikët në përballje me Trekolorët që e kanë të sigurt pjesëmarrjen si nikoqir.

Në secilën xhiro të kualifikimeve në Grupin I, një skuadër do të jetë e lirë dhe ajo do të takohet me Francën.

Në grupet tjera, Zvicra e Xherdan Shaqirit me shokë do të luajë në atë E kundër Anglisë, Sllovenisë, Estonisë, Lituanisë dhe San Marinos.

Për dallim nga herët e kaluara që zhvilloheshin me 16 kombëtare ky i 2016 do të jetë i një formati tjetër, 24 kombëtare do ta kërkojnë kreun e Evropës.

Sky skuadrat e para nga secili grup do të kualifikohen direkt, të shoqëruara nga skuadra e tretë me bilancin më të mirë.

Tetë të mbeturat në pozitën e tretë do të ndeshen mes vete në play-off.