Shqipëria kërkon nga Kosova që ta përfundojë sa më shpejt segmentin R7 të autostradës

Ministria e Infrastrukturës ka bërë sot prezantimin e të gjeturave nga studimi i fizikilitetit për rrugën 7 të autostradës “Ibrahim Rugova”, rruga Prishtinë-Merdare.

Lajme

05/10/2016 10:28

Në këtë konferencë ku u prezantuan të gjeturat e studimit, u tha se rruga 7 do të jetë e gjatë 27 km, faza e parë e së cilës do të jetë në vlerë 127 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se rëndësia e këtij segmenti të autostradës është e rëndësishme edhe për kompletimin e punimeve të autostradës.

Zharku në këtë prezantim tha se për përfundimin e rrugës së 7-të kanë kërkesa që të kryhet sa më shpejt edhe nga Shqipëria.

Ai ka thënë se kjo gjë u është thënë edhe në vizitën e fundit që ka pasur atje, së bashku me Presidentin Thaçi.

Zharku ka falënderuar Bankën Botërore për Zhvillim dhe Ndërtim dhe Bankën Europiane për Zhvillim të cilat po përkrahin investimet në infrastrukturë.

Po ashtu ai bëri të ditur se në fund të viti do të nënshkruhet marrëveshja për rrugën Pejë-Kiev, si dhe Prishtinë-Gjilan./ lajmi.net

au

.