Shqipëria i kërkon ndihmë URGJENTE NATO-s për përmbytjet, zbulohet dokumenti

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka drejtuar një listë të gjatë kërkesash NATO-s për t’i ardhur në ndihmë me materiale e sende për të përmbyturit e javës së kaluar në vend.

Lajme

05/12/2017 18:55

Në dokument shihet se Shqipëria i kërkon NATO-s me urgjencë ura portable, varka, gjeneratorë, tenda, ngrohësa, ushqime për fëmijët e kafshët si dhe një sërë aksesorësh të tjerë për të përmbyturit.

dokumenti-i-nato-s_1512495784-6253826

Lista e gjatë e kërkesave nga një anë tregon se shteti shqiptar nuk është i aftë të përballojë i vetëm dhe përmes buxhetit goditjet e mëdha që shkaktoi përmbytja e këtij fundviti në të gjithë territorin e vendit, e sidomos në jug të Shqipërisë, ku situata vijon të mbetet shqetësuese.

Në dokument, përveç kërkesave të parashtruara janë vënë në dukje dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, konkretisht:

15 mijë hektare tokë të përmbytura,

4715 godina të dëmtuara dhe 41 biznese të shkatërruara,

127 akse rrugore, 177 shkolla, 78 ura, 30 stacione ujësjellësi, 11 diga, 26 stacione elektrike, 29 prita dhe një stacion pompimi uji gjithashtu të dëmtuar./Gazeta Express