Shqipëria humbet tetë vende në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuasja e Shqipërisë sërish është dëmtuar nga lista e re e publikuar nga FIFA, pasi ka humbur plotë tetë vende.

Sport

18/12/2014 20:01

Edhe pse paraqitjet nga të përzgjedhurit e Biasit ishin mjaft pozitive, Kombëtarja shqiptare ka rënë tetë pozita në krahasim me muajin e kaluar.

Kështu Kuq e Zinjtë do ta mbyllin vitin 2014 në vendin e 58-të në renditjen e re të krijuar nga FIFA dhe të publikuar gjatë ditës së sotme.

Vendin e parë e ruan kampioni aktual i Botës, Gjermania, ndëras pas saj është Kombëtarja e Messit, Argjentina.

Top 10:

1. Gjermania – 1725 pikë

2. Argjentina – 1538

3. Kolumbia – 1450

4. Belgjika – 1417

5. Holanda – 1374

6. Brazili – 1316

7. Portugalia – 1160

8. Franca – 1160

9. Spanja – 1142

10. Uruguai – 1135

58. Shqipëria – 543 pikë