Shqipëria heq tatimin e dyfishtë me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në profilin e tij në Facebok njoftoi sot se Qeveria që ai drejton morri vendim për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën.

Lajme

19/03/2014 15:31

Qeveria e Shqipërisë , ka marrë vendim për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën. Vendimin e ka bërë publik sot Kryeminstri i Shqipërisë, Edri Rama.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së përbashkët në Prizren të të dy qeverive – asaj të Shqipërisë e të Kosovës- për heqjen e barrierave që pengojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e të dyja vendeve.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë rreth këtij vendimi, që sigurisht do t’i gëzojë tregtarët në të dy anët e kufirit.

Por raportohet se Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për Fondin për Luginën e Preshevës.

Shqipëria dhe Kosova kishin vendosur të ndihmonin maternitetin e Preshevës me nga 50 mijë euro.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, para pak ditësh njoftoi miratimin e donacionit të premtuar për maternitetin e Preshevës.