Shqipëria është më e rëndësishme se teket perverse të Edi Rames dhe Lul Bashes! – Lajmi.net
Shqipëria është më e rëndësishme se teket perverse të Edi Rames dhe Lul Bashes!
Autori: Fadil Maloku Opinion 14:45, 8 May 2017
Në historiografinë botërore është e njohur një thënie, që në një mënyrë është bashkëlindur me njeriun, dhe që identifikohet si: Divide et impera (përçaj dhe sundo!)! Kjo thënie, kur kontekstualizohet, me rrethanat dhe proceset nëpër të cilat po kalon aktualisht Shqipëria, (sidomos me dramën që është duke u zhvilluar në "çadrën e Bashës” dhe cirkusin“Parlamentin e Edi Ramës”), më së miri na e ilustron rastin! Ngase, si sejmenët e “çadrës” ashtu edhe ata të “parlamentit”

Po bëjnë përpjekje imediate për ta copëtuar dhe stigmatizuar si personalitetin ashtu edhe angazhimin e njeri tjetrit

  1. Vazhdimi dhe insistimi mëtejmë i Bashës, që vetëm dhe ekskluzivisht me “qeveri teknike”, mund dhe duhet të zgjidhet ngërçi politik në Shqipëri, po dëshmohet jo vetëm jo produktiv (sepse: “çadra” nuk është duke u rritur ne mase!), por edhe naiv (sepse: qëllimi nuk po shihet ne horizont!)!
  2. Tendenca e Margjinalizimit të PD-s, duke e pretenduar që zgjedhjet e qershorit do mbesin valide, të drejta, dhe demokratike, nga ana e “Parlamentit” të Edi Ramës na del jo vetëm si: absurdi i llojit të vetë (se askund nuk ruhet fryma e pluralizmit politik, pa pjesëmarrjen e opozitës!)|, që askund në asnjë vend postkomunist, gjitha këto vitet e demokracisë evropiane, nuk mund ta hassh!
  3. Cila është përgjigja!?

Lufta kundër kanabizimit; garantimi qeveritar se zgjedhjet do jenë plotësisht të mbikëqyrura fort nga komisionarët evropian;

Përshtypja dhe perceptimi për një mirëqenie qytetare në Shqipëri, nuk duket që i adresohet aq shumë dhe me aq afsh zhvillimit dhe programeve të “qeverisë Rama”, por, fenomenit të “kanabizimit” (pra një perceptimi tërësisht të gabuar dhe provizor!) të jo vet Shqipërisë por, edhe gjithë rajonit!

Tjetër, Basha duhet ta harroj “qeverinë teknike”, nga shkaku u thjesht se ajo nuk është kauza, por, instrumenti përmes të cilit ai synon të rikthej pushtetin.

Gjykimi im i tejkalon animet pro et contra njërit apo tjetrit bllok!

Shteti shqiptar, për gjithë shqiptaret e Ballkanit, është shumë me i rëndësishëm se karavidhet ideologjike dhe teket perverse  te Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës!

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball