Shqipëria është goditur nga 800 tërmete
Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror. Kjo situatë ka shkaktuar frikë tek njerëzit, por sizmologët shprehen se nuk ka vend për panik.
Lajme
Por sa normale është kjo vazhdimësi lëkundjesh sizmike?
“Shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe. Pra, ka një ligjshmëri që sa më e vogël të jetë magnituda aq më shpesh i presim”, shpjegon Dushi.
Tërmeti i djeshëm me epiqendër në Peqin ishte i izoluar, pa lëkundje të tjera pasuese. Ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit dy javë më parë.
“Që nga ai moment e deri tani që po flasim janë regjistruar dhe vazhdojnë regjistrohen, por me një intesitet shumë të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë, 820 ngjarje”, tha Edmond Dushi.
Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, tregon sizmiologu, mund të aktivizohen zona të tjera në vend. /tch