Shqipëria e vështirë

Selektori i Danimarkës, Morten Olsen çuditërisht është ndarë i kënaqur me shortin e kualifikimeve për Euro 2016 në Francë. Siç e mësuam sot, danezët gjenden në Grupin I me Shqipërinë, Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë. Olsen, i cili është duke hyrë në vitin e 14’të në drejtim të Danimarkës është i vetëdijshëm se skuadra e tij…

Sport

23/02/2014 21:24

Selektori i Danimarkës, Morten Olsen çuditërisht është ndarë i kënaqur me shortin e kualifikimeve për Euro 2016 në Francë.

Siç e mësuam sot, danezët gjenden në Grupin I me Shqipërinë, Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë.

Olsen, i cili është duke hyrë në vitin e 14’të në drejtim të Danimarkës është i vetëdijshëm se skuadra e tij nuk do të ketë aspak pund të lehtë për t’u kualifikuar në Euro 2016.

“Mendoj se mund të jemi të kënaqur, i njohin shumë mirë kualitetet e rivalëve. Respektojmë Portugalinë dhe Armeninë, por janë rivalë të mirë për kualifikime”, deklaroi ai.

“Armeninë e njohim edhe për mirë edhe për keq kurse në kualifikimet e parafundit Portugalinë e kemi dërguar në barazh, andaj pse të mos e bëjmë sërish? Edhe Shqipërinë e njohim mirë. Kemi barazuar dhe i kemi mposhtur, por nuk është e lehtë kundër tyre në udhëtim”, u shpreh Olsen.

“Serbia është e panjohura më e madhe dhe ndoshta faktori vendimtar i grupit. Janë skuadër e paparashikueshme”.