Shqipëria e 63-ta

Shqipëria ka rënë për pesë pozita në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë tani zënë vendin e 63-të. Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për pesë pozita dhe tani është e 63-ta në renditjen më të re të FIFA-s. Skuadra kuqezi nuk pati të caktuar ndonjë ndeshje dhe kjo bëri që të bie për disa…

Sport

12/02/2015 10:42

Shqipëria ka rënë për pesë pozita në renditjen më të re të FIFA-s. Kuqezinjtë tani zënë vendin e 63-të.

Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për pesë pozita dhe tani është e 63-ta në renditjen më të re të FIFA-s.

Skuadra kuqezi nuk pati të caktuar ndonjë ndeshje dhe kjo bëri që të bie për disa pozita. Në krye të tabelës, nuk ka shumë ndryshime në mesin e dhjetë skuadrave të para.

Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina. Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë.

Franca ka rënë për një pozitë dhe tani është e teta kurse Uruguai është ngjitur i nënti. Pozita e dhjetë i takon Spanjës.