Shqipëria e 57-ta

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në pozitën e 57-të në renditjen e FIFA-s për muajin prill, pas fitores 2:1 ndaj Armenisë në eliminatoret e Euro 2016.

Sport

09/04/2015 10:53

Fitorja me Armeninë ka ngjitur Kuqezinjtë 4 poziocione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill.

Kombëtarja tani është e 57-ta në botë në kuotën e 575 pikëve. Me triumfin e arritur në Elbasan Arena ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi ka marrë 18 pikë.

Nga kundërshtarët në Grupin I kualifikues të Euro 2016 më poshtë se Shqipëria është vetëm Armenia që ndodhet në vendin e 77-të.

Pavarësisht disfatës ekipi armen është 2 shkallë më lart në renditje nga muaji mars. Serbia është e 44-ta, duke 4 humbur vende.

Portugalia dhe Danimarka kanë mbrojtur pozicionet e tyre. Ekipi portugez qëndon në 10 më të mirët duke u renditur i shtati, ndërsa ai danez është i 28-ti.

Shqipëria rekordin e ka korrik të 2013 nën drejtimin e trajnerit aktual Gianni De Biasi ku u klasifikua e 37-ta.