Shqipëria e 51-ta (FOTO)

Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në pozitën e 51-të, në renditjen më të re të FIFA-së.

Sport

04/06/2015 12:09

Shqipëria është në pozitën e 51-të në renditjen më të re të FIFA-së.

Edhe pse nuk kanë zhvilluar ndonjë ballafaqim, skuadra kuqezi është ngjitur më lartë për gjashtë pozita.

Në krye nuk ka ndryshim pasi Gjermania vazhdon të jetë e para.

Por, Belgjika ka tejkaluar Argjentinën në pozitën e dytë dhe Franca ka hyrë në dhjetëshe duke u ngjitur mbi Spanjën.