Shqipëria dhe Maqedonia ndër vendet me jetesën më të keqe, Kosova më mirë (Foto)

Shqipëria renditet me ‘cilësinë e jetës’ më të keqe në rajon, bashkë me Maqedoninë.

Lajme

17/06/2015 10:39

Raporti” Quality of life” publikon rezultatet e një studimi, ku tregohet se në cilin vend të botës jetohet më mirë.

Sipas vlerësimit të këtij raporti, Shqipëria është një ndër vendet ku cilësia e jetës është më e keqja, bashkë me të edhe Maqedonia.

Ndërsa, ky raport vlerëson se në Kosovë jetohet pak më mirë se sa në dy vendet e lartcekura, edhe pse as Kosova nuk hynë në mesin e vendeve ku jetohet mirë. Vlerësim të njejtë sikurse për Kosovën raporti jep edhe për Serbinë.

Kurse, shtetet tjera të rajonit, duke nisur nga Bosnja, e më tej Kroacia, vlerësohet se kanë jetë edhe më cilësore se sa kosovarët dhe serbët.

Raporti llogarit ekonominë, nivelin e ndotjes, kujdesin shëndetësor, çmimet, fuqinë blerëse dhe strehimin.

Në vend të parë nga të gjitha vendet e botës renditet Zvicra, ndërsa SHBA-të renditen në vend të dhjetë.

Ngjyra e gjelbër e theksuar tregon cilësinë më të lartë të jetesës, e gjelbra e hapur një cilësi të mirë, e verdha cilësi jo të mirë, portokallia cilësi të keqe dhe e kuqja është për vendet pa cilësi jetese.

Kosova është përfshirë te ngjyra e verdhë, ndërsa Shqipëria te ngjyra portokalli. (lajmi.net)

a

aa