Shqipëria cakton edhe një tjetër ndeshje miqësore

Kombëtarja shqiptare duket shumë pranë zyrtrizimit të një tjetër ndeshjeje miqësore, tashmë në muajin tetor.

Sport

14/04/2018 23:49

Skysport ka njoftuar se kuqezinjtë do të përballen me Jordaninë më 10 Tetor, teksa në kalendarin e saj ka zyrtarizuar edhe orën, që do të jetë 20:45.

Ende nuk është përcaktuar fusha ku do të luhet ndeshja, ndërsa vlen të theksohet se ky takim do të luhet vetëm 4 ditë përpara përballjes me Izraelin, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, gjë që pritet të bëhet në ditët në vijim.