Shqipëri: Temperaturat sot nën zero

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash sot do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në veri duke gjeneruar reshje të izoluara bore në pjesën verior.

Lajme

20/02/2017 09:57

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë në ndikimin e motit të vranët zonat malore. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit, ku temperaturat më të ulëta do të shënohen në verilindje -3 gradë celsius, ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë. /Telegrafi/